Katër burra e fusin me dhunë një person në një veturë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë
Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës se katër persona, nën kërcënimin e armës e kishin detyruar me dhunë atë që të hyjë në veturën e tyre duke e sulmuar fizikisht në rrugnë Muharrem Fejza në Prishtinë.
Pas kësaj të dyshuarit e kishin liruar.
Policia ka arritur që të identifikojë tre të dyshuar të cilët i ka shoqëruar në polici dhe i ka liruar pastaj.
Raporti i plotë:
PRIVIM I KUNDËRLIGJSHËM I LIRISË
Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 04.02.2024, 17:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se katër persona të panjohur, nën kërcënimin e armës e kishin detyruar me dhunë atë që të hyjë në veturën e tyre duke e sulmuar fizikisht dhe më pas e kishin liruar. Lidhur me rastin janë identifikuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.