Kastrati: Përdorimi i fëmijëve për propagandë është praktikë e rrezikshme - NACIONALE

Kastrati: Përdorimi i fëmijëve për propagandë është praktikë e rrezikshme

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka kritikuar kryetarin aktual të kësaj komunë, Kadri Rahimaj, se po përdorë fëmijët për propagandë.

Sipas tij, një praktikë e tillë është shumë e rrezikshme.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se dje i pari i Kaminës, i dirigjuar nga pushteti qendror, ka publikuar fotografi të disa fëmijëve që kinse kanë nisur mësimin në çerdhen "Filizat" në qytetin e Kamenicës.

Postimi i plotë i Kastratit:

PËRDORIMI I FËMIJËVE PËR PROPAGANDË ËSHTË PRAKTIKË E RREZIKSHME

Dje, kryetari i Kamenicës u përfshi në skandalin e rradhës, sigurisht i dirigjuar nga pushteti qendror, për të goditur grevën e mësimdhënësve. Ai publikoi fotografi të disa fëmijëve që kinse kanë nisur mësimin në çerdhen "Filizat" në qytetin e Kamenicës.

Por, çka nuk ka përmendur aty, është fakti që edukatoret dhe i gjithë stafi i çerdhes janë në grevë, prandaj edhe mësimi nuk do duhej të vijonte. Ata fëmijë kanë qëndruar gjatë tërë ditës nën mbikqyrjen e praktikantëve që janë së voni duke mbajtur praktikë në këtë institucion. Këta praktikantë u detyruan madje edhe të përgatisin ushqimin. Pra, fëmijët kanë qenë në dorën e dikujt që nuk është adekuat për t'u kujdesur për ta. Sigurisht, nën urdhërat e Kurtit e Kadrisë.

Po të kishin këta njëmend ndjeshmëri për fëmijët atëherë nuk do t'i mashtronin e t'i linin pa mësim për interesa partiake edhe në të kaluarën. Ndjeshmëria e tyre fallco është e lidhur ngushtë me luftën e Kurtit ndaj sindikatave në grevë. Këta nuk e kanë problem të përdorin fëmijë vetëm që të arrijnë qëllimet e tyre politike, qoftë ajo edhe një goditje e ulët ndaj sindikatave. Këta kanë humbur çdo kompas moral vetëm që të shtrojnë pushtetin e tyre në çdo cep të shoqërisë.

Kjo praktikë, pos që është e gabuar, është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe e papranueshme. Fëmijët meritojnë kujdes adekuat, njëjtë siç meritojnë mësimdhënësit paga më të mira për një jetë më të dinjitetshme.

Lajme të ngjashme