Kastrati i ashpër: Nagavci është mediokre e kulmi i paturpësisë
Ardian Kastrati, deputet i PDK-së, ka reaguar në lidhje me projektligjin për tekstet shkollore, i cili sot mori miratimin e Komisionit për Arsim të Kuvendit të Kosovës.
Në një shkrim në profilin e tij në Facebook, Kastrati ka ashpërsuar gjuhën ndaj Arbërie Nagavcit, ministre e Arsimit.
Kastrati, që është profesor në UP, e ka quajtur Nagavcin ministre mediokre e kulm të paturpësisë.
“ARBËRIE NAGAVCI ËSHTË KULMI I PATURPËSISË DHE E PADIJE DERI NË ABSURD!
Të orkestruar nga një ministre mediokre sot në Komisionin për Arsim deputetët e VV-së kaluan projekt - ligjin për tekstet shkollore i cili u kontrabandua nga mazhoranca me vota të vjedhura në Kuvend.
Përveç deputetëve të VV-së që vijnë nga bota anonimatit, presionit dhe orkestrimit të kësaj loje të pist iu nënshruan edhe dy profesorë universitar nga VV. Totalisht me zero integritet.” – ka shkruar ai.