Kastrati: Gjykata Speciale ka mision ta barazojë UÇK-në me forcat paramilitare serbe
Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Qëndron Kastrati, ka thënë se Gjykata Speciale e ka mission t’i barazojë UÇK-në me forcat paramilitare serbe.
Kastrati për “60 Minuta” të KTV-së, ka komentuar aksionin e PSD-së kundër Gjykatës Speciale.
“Kjo gjykatë e ka një mision për ta barazuar UÇK-në me atë që e kanë bërë forcat paramilitare serbe. I tërë procesi është i ndërtuar nga dosjet që Serbia mundohet në të ardhmen të ndërtojë një storje ku kinse të dy palët kanë bërë krime. Institucionet e Kosovës janë kërcënuar, kushtëzuar e shantazhuar edhe për të ardhmen e Kosovës. Po të ishte kjo gjykatë e Kosovës dhe po të ishin institucionet si duhet, të paktën do ta bënim një monitorim. Kuvendi ka të drejtë të organizojë një irganizatë ndërkombëtare, pasi neve nuk po na besojnë, për të monitoruar shkeljet e të drejtave të njeriut, ka jashtëzakonisht shumë shkelje të të drejtave të njeriut në tërë këtë proces”, është shprehur ai.
