Kastrati e quan budalla Kurtin: Po i frikësohet burgut
Ardian Kastrati, deputet i PDK-së, ka folur në lidhje me qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.
Në fakt, Kastrati ka pasur një cilësim të ashpër dhe politikisht jokorrekt ndaj Kurtit, të cilin e ka cilësuar “budalla”.
I pyetur për rreziqet që mund të sjell zgjedhja e Donald Trumpit si president i ShBA-së, Kastrati ka thënë që nuk vjen “kurrë” rrezik nga ShBA-ja, por “rreziku vjen nëse ne vendosim në pushtet budalla, siç e kemi në rastin konkret tani.
“Mendoj që rrezik nuk vjen kurrë nga ShBA-ja, pavarësisht cila administratë shkon e vjen. Rreziku vjen nëse ne vendosim në pushtet budalla, siç e kemi në rastin konkret tani”, tha ai.
Tutje, Kastrati ka vlerësuar se është fundi i Kurtit.
“Ky është fundi i Albin Kurtit, ky është në fazën tre. Faza një ka qenë kur ai me entuziazëm dhe gënjime. Faza dy është ky katërvjeçar, i degradimit të figurës së tij politike, përmes dështimeve katastrofale dhe faza tre është se Albin Kurti po i frikësohet edhe burgut, sepse ambalazhuesit atje, kanë raportuar gazetarët, se i kanë thënë “shef, po bëhet këtu krim” dhe ky s’ka reaguar” – tha Kastrati në “DPT te Fidani”.