Kastrati: Albin Kurti është shembull për diktatorët e së ardhmes - NACIONALE

Kastrati: Albin Kurti është shembull për diktatorët e së ardhmes

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për rrena e mashtrime.

Ai ka thënë se Kurti do të jetë shembull për diktatorët e ardhshëm se si fitohet dhe mbahet pushtetit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kastrati ka vlerësuar se Kurti i ka bërë favore të mëdha Serbisë.

“Albin Kurti është shembull për diktatorët e së ardhmes se si fitohet pushteti me rrena, me mashtrime, me gjakderdhje dhe si ndërtohet e përdoret propaganda për ruajtjen e pushtetit. Me të gjitha këto veprime gjatë tërë karrierës së tij politike i ka bërë favore të mëdha Serbisë e dëme Kosovës. Janë me qindra rrena, por në një prononcim për " GAZETA BLIC" i nënvizova vetëm disa nga më kryesoret!”, ka shkruar Kastrati.

Lajme të ngjashme