Kastrati alarmon: 200 mijë veta emigruan për shkak të keqqeverisjes - NACIONALE

Kastrati alarmon: 200 mijë veta emigruan për shkak të keqqeverisjes

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka folur në lidhje me ikjen e qytetarëve nga Kosova.

Duke folur në ATV, Kastrati ka vlerësuar se ikja ka qenë masive.

Madje, ai ka dhënë edhe dy arsye, të cilat janë edhe kritikë ndaj qeverisjes të tanishme.

Po të gjykojmë nga njëqind e tridhjetë e sa mijë banorë më pak, mirëpo nëse merret lindja, trendi lindjeve minus vdekjet, atëherë do të kishte pasë mundësi të ishin 2 milionë […] ti sot i ke potencialisht katërqind mijë më pak…Këto së bashku me këtë 200 mijë afërsisht që kanë emigru dhe kanë emigru shumë si është shumë qartë për shkak të keqqeverisjes në rastin e parë apo të mos qeverisjes hiç në rastin e dytë” – ka thënë deputeti Kastrati.

Lajme të ngjashme