Kasolli: Një operacioni tjetër plastik i historisë nga Veton Surroi
Analisti Afrim Kasollu ka kritikuar publicistin Veton Surroin për qëndrimet e tij ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Surroi nuk ka të drejtë që kur e fajëson Ramën për dështim të mbledhjes së përbashkët në mes të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.
“Është interesant, se si një kohë kur pushteti në të cilin participon Veton Surroi me familje, është ngritur më shumë se kurrë kundër lirisë së mediave, nuk gjen kohë t’i mbrojë këto fundit, por preferon që të merret më shumë me sulme ndaj kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, duke e bërë këtë të fundit përgjegjës për anulimin e takimit të dy qeverive në Gjakovë (anulim ky që nuk e ka bërë Edi Rama), dhe për propozimin e tij për statutin e Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe” , ka shkruar Kasolli.
Sipas tij, shkrimi i Surroit për Ramës është me plot kontradikta.
“U nxita ta lexoj këtë shkrim, jo për të ndonjë arsyeje tjetër, por më shumë nga glorifikimi që i kishte bërë mediumi Lapsi përmbajtjes së tij, se si më në fund ai medium e kishte gjetur gjeniun e duhur për të kritikuar “diletantizmin e Ramës ndaj Kosovës”. Por, edhe në këtë shkrim, sikur se në shumë të tjerë, nuk kishte asgjë tjetër, pos një përpjekje ideologjike për një operacion plastik për historinë e tij personale, se sa një paraqitje objektive e historisë më të re Kosovës. Mirëpo, siç duket gazetarët e LAPS-it, sa për shkak të mllefit për Edi Ramën, apo edhe injorancës së tyre mbi këto zhvillime, kishin gjetur një satisfaksion në këtë shkrim plotë kontradikta”, ka shkruar Kasolli.