Kasolli: Nëse opozita është e bindur se plani evropian është i dëmshëm, le ta refuzojë në Kuvend - NACIONALE

Kasolli: Nëse opozita është e bindur se plani evropian është i dëmshëm, le ta refuzojë në Kuvend

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti i Vetëvendosje dhe tash njohësi i temave politike, Afrim Kasolli, ka thënë se plani evropian pasi të nënshkruhet nga Kosova e Serbia, duhet të votohet në Kuvend.

Sipas tij, nëse opozita ka bindjen se kjo marrëveshje është e dëmshme, atëherë mos ta votojë në Kuvendin e Kosovës.

POSTIMI:

U tha shumëçka për pajtimin e kryeminsitrit Kurti lidhur me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Për prapkthimin që e paraqet ky dakordim dhe rrezikun që e mbart për të ardhmen e Kosovës.

Mirëpo, kjo marrëveshje duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës. Dhe nëse opozita vërtetë e ka bindjen se kjo marrëveshje është e dëmshme, atëherë e ka shansin historik që ta refuzojë atë.

Përndryshe nëse ajo mbështet këtë marreveshje i gjithë mospajtimi i saj publik është një demagogji dhe asgjë më shumë. Dhe kjo opozitë, sipas të gjitha gjasave do të votojë pro saj, kur do që vjen në rend dite kjo temë. Arsyetimi i saj tashmë i njohur; nuk mund ta rrezikojmë partneritetin me bashkësinë nderkombetare. Kurse e vërteta mund të jetë ,se një pjese e saj këtë votim e sheh si mundesi për rikthim në pushtet. E një pjesë tjetër është e kushtëzuar nga arkivat e errëta të ministrit Peci. Në to mund të ndodhet arsyeja reale se pse ata do të detyrohen të tregohen koperativ, përkundër vullnetit të tyre. Që tregon se ata tashmë janë peng të Albin Kurtit. Krejt çka iu intereson eshte si ta mbrojnë veteveten në dëm të së ardhmes për Kosovën. Bie fjala, një pjesë e klanit drejtues të PDK-së, që mrizon rethe kifiterise Bon Vivant, këtë qëllim e ka, që të mos diskutohet në publik, se si në kohën e pushtetit të tyre shokët e tyre fitonin tendera nga kjo ministri. A kanë qenë këto përfitime të ligjshme apo jo, këtë nuk mund ta di. Sepse, këtë e vendos drejtësia.

Mirëpo, ky kushtëzim dëshmonë se pse në kohën kur Kosovës po i imponohet një nga marrëveshjet më të dëmshme, nuk ka rezistencë opozitare ndaj ketij plani. Të gjithë janë strukur në qerthullin e interesave private, përjashto Trimin e vetmuar të PDK-së.

Ky paradoks dëshmon se pse nuk mund të dalim nga ky rreth vicioz për të ardhmen e Kosovës pa u distancuar nga kjo opozitë.Tash bie fjala, antarësisë së gjerë të PDK-së i mbetet të vendos . A dëshiron ta mbrojë të ardhmen e Kosovës apo të klanit të saj drejtues. Nëse përcaktohet për të dytën e mbron vetëm pushtetin e Albin Kurtit, asgjë më shumë.

Lajme të ngjashme