Kasolli: Mjafton të shihet shpura e liderëve tanë dhe kuptohet pse jemi katandisur në këtë gjendje - NACIONALE

Kasolli: Mjafton të shihet shpura e liderëve tanë dhe kuptohet pse jemi katandisur në këtë gjendje

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Analisti Afrim Kasolli ka kritikuar ashpër njerëzit e afërt të liderëve të partive politike.

Ai ka bërë me dije se ekzistojnë mënyrë të ndryshme për ta vlerësuar një lider politikë.

Duke e cituar Nikolo Makiavelin, ai ka theksuar se metoda me efikase për ta bërë një gjë të tillë është të shikosh njerëzit që i ka rreth vetes një drejtues politik.

“Ekzistojnë mënyrë të ndryshme për ta vlerësuar një lider politik, ate se çfarë ai përfaqëson apo edhe se çka mund të pritet prej tij? Megjithatë, vendimtar ka mbetur përkufizimi i Makiavelit, i cili pohon se metoda me efikase për ta bërë një gjë të tillë është vetëm të shikosh njerëzit që i ka rreth vetes një drejtues politik. Ky formulim lakonik i para pesë shekujve besoj se e shpjegon mjaft mire edhe realitetin politik në Kosovë. Mjafton vetem per ta pare shpurën e lidereve te partive tona dhe çdo gjë qartesohet se pse jemi katandisur ne këtë gjendje”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme