Kasolli lexon brendarreshtash deklarimin e Kurtit se nuk ka vullnet ta zgjedh Vjosa Osmanin sërish presidente
Afrim Kasolli, opinionist dhe filozof, ka lexuar brendarreshtash në deklarime të Albin Kurtit të Vetëvendosjes se nuk ka vullnet ta rizgjedh Vjosa Osmanin si presidente të vendit.
Shkrimi i plotë i Kasollit:
Në natën e Vitit te Ri, kryetari i Lëvizjes Vetevendosje, Albin Kurti i paska dërguar sinjale te errëta presidentes Vjosa Osmani, për mundësinë e rizgjedhjes së kësaj të fundit edhe për një mandat në të njëjtin post, sidomos kur dihet se tashme Vjosa, e ka bërë të qartë ambicien e saj presidenciale edhe për 5 vite tjera.
Kur eshte pyetur nga gazetarët per ketë mundësi, Kurti ka deklaruar “se së pari do të presim që të certifikohen rezultatet duhet te konstituohet Kuvendi të shohim përbërjen e legjislaturës së re dhe me pastaj të ecim tutje”. Pra i njejti i ka shpjeguar hapat procedural per formimin e insitucioneve te daluara nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, por jo diçka me tutje.
Kjo lloj pergjigje adminstrative është identike me ato kur Albin Kurti pyetej per mundesine e kompromisit politik ne legjislaturën tashme te kalur si shans per ta tejkaluar ngërçin. Zakonisht i njejti pohonte së pari certfikimi, pastaj betimi, konstituimi e kështu me radhe. Nuk mund te flasim per sigurim te numrave per votim te Qeverise, pa i plotësuar keto kushte paraprake.
Metode kjo per ta maskur mungesen e vullnetit politik per ate qe duhej bere si e hap i domosdoshëm per te shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme paralmanentare. Por qe me ane te ketij driblimi retorik Kurti ne te vertete tregonte se ishte i interesuar pikërisht per keto te fundit.