Kasolli kritikon opozitën: Po heshtin për “kapjen” e BQK-së, janë vetëm dekor
Analisti Afrim Kasolli ka kritikuar opozitën për mos reagim ndaj emërimit të ish-këshilltarit të Albin Kurtit, Milot Cakajn, si zëvendësguvernator në BQK.
Ai ka bërë me dije se kjo heshtje e partive opozitare tregon se ato pajtohen me këtë “kapje” të BQK-së nga Qeveria Kurti.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se opozita është vetëm dekor.
“Per ta kuptuar se pse opozita aktuale eshte vetem dekor opozitar i qeverise, mafton heshtja e tyre ndaj emerimit te nje militanti te VV ne BQK. Asnje reagim. Mbase kjo heshtje tregon se ato pajtohen me kete kapje nepotike dhe partizim te shtetit nga pushteti. Por si duket nuk kane si regojne, edhe per shkak te ndergjegjes se vrare. Sepse deri sa ne opozite strukturat drejtuese te partive i kane kapur ato duke i fuqizuar klanet e tyre familjare, dikush nipin, dikush dhenderin, dikush djalin etj etj, atehere ne nderdije e kane bindjen se nuk kane te drejte ta kundërshtojnë pushtetin per dicka qe jane duke e bere edhe vete, aty ku kane mundësi”, ka shkruar ai.
Sipas tij, opozita e vetëm në Kosovë janë mediat.
“Kështu, shpresojne qe gazetarët t'ua kryejne punen e tyre e ata neser t'i rifamiljarizojne insititucionet shteterore. Prandaj, edhe mungon rezistenca ndaj pushtetit per kete klientelizem brutal te shtetit , sepse ky i fundit vetem po e zbaton ate qe eshte edhe projeksion i opozitës”, ka shkruar ai.