Kasolli i hatruar me opozitën që po shprehen me përçmim për filozofinë
Njohësi i rrethanave politike, Afrim Kasolli, ka kritikuar opozitën që po shprehen me përçmim për filozofinë.
Ai ka thënë se kjo po ndodh shpesh kur përfaqësuesit e opozitës po polemizojnë me kryeministrin Albin Kurti.
“Është fakt se përfaqësues të opozitës aktuale shpeshherë kur polemizojnë me pushtetin, kryesisht me kryeministrin Kurti, shprehen me përçmim për filozofinë. Dhe kjo nuk ndodhi vetëm dje. Por është përseritur disa herë. E gjykojnë atë si simbol të kotesisë dhe jo prakticitetit. Shprehjet sikur se; mos filozofo, nuk ka vend këtu për filozofi, etj. janë vetëm disa nga shprehjet me te njohura që janë përdorur kur është kritikuar pushteti. Nuk e di se nga iu vjen kjo prirje për ta devalvuar këtë brerore të dijes njerëzore, si përgjegjëse për gabimet që sipas tyre, po i bënë Kurti në qeverisje”, ka shkruar Kasolli.