Kasolli: Hajredin Kuçi po del politikani që ka prodhuar më se shumti kuadro për rivalet e PDK-së
Analisti i politik Afrim Kasolli ka reaguar pas emërimit të Vigan Qorrollit në pozitën e zëvendëskryeministrit të Drejtësisë.
Ai ka rikujtuar se Qorrolli ka qenë këshilltar i ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i cili ka qenë nënkryetar i PDK-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se edhe anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka qenë këshilltare e Kuçit.
Sipas tij, Hajredin Kuçi po del politikani që ka prodhuar më se shumti kuadro për rivalet e PDK-së
“Hajredin Kuci prej pozites se ministrit te PDK-se po del si politikani qe ka prodhuar me se shumti kuader politik per partite oponente te PDK-se. Jehona Lushaku-Sadriu, ish-keshilltare e tij, e identifikuar si zeri i reformave ne drejtesi, tash perosnalitet kryesor ne dizajnimim e reformave politike ne LDK. Vigan Qorrolli, po ashtu ish keshilltar i tij, i cili thuhet se ishte kapur ne flagrance ne provim te jurisprudences, tash zv minister i drejtesise nga VV etj etj”, ka shkruar Kasolli.