Kasolli: Edhe në “El Pais” Kurti dëshmoi ngarkesat e tij ideologjike mbi ShBA-të
Analisti Afrim Kasolli ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për intervistën e dhënë në gazetën “El Pais”.
Ai ka thënë se edhe në këtë intervistë shefi i ekzekutivit kosovar ka dëshmuar paragjykimet dhe ngarkesat e tij ideologjike mbi ShBA-të.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kasolli ka shkruar se këtë qëndrime të Kurtit mund të jenë të dëmshme për Kosovën.
“Intervista e djeshme e KM Kurti, ne El Pais, deshmoi edhe nje here paragjykimet, dyshimet dhe ngarkesat e tij ideologjike mbi ShBA-te, dhe politiken e saj ndaj Kosoves. Ai paska deklaruar se Serbia po e saboton planin franko gjerman, apo evropian si po quhet ndryshe, ne mes tjerash edhe per per shkak se Vuciqi po pret qe mos ne SHBA po ndodhin ndryshime politike ne favor te Serbise, ndonje rikthim i mundshem i Trumpit etj etj", ka shkruar Kasolli.
Sipas tij, kryeministri duhet të këtë kujdes në paraqitjet për mediat e huaja.
“Ky deklarim mes rreshtave shpreh vlersimin dhe paranojat e tij te thella se megjithate ne nje moment te caktuar ne Uashington mund te marrin hov forca armiqesore kunder intersave te shqiptareve dhe shtetit te Kosoves. Prandaj, edhe ai shtet nuk eshte aleat i sigurt i shqipareve. Sepse po te mos vuante nga kjo ngarkese ideologjike, ai lirisht mund te thoshte se Vuqici po i pret ndryshimet e mundshme politike ne ndonje vend evropian, ne te ardhmen”, ka shkruar Kasolli.