Kasolli: Dehja e pushtetit për takimin Kurti – Berns ka për qëllimi maskimin e kontekstit të vizitës - NACIONALE

Kasolli: Dehja e pushtetit për takimin Kurti – Berns ka për qëllimi maskimin e kontekstit të vizitës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Afrim Kasolli ka komentuar entuziazmin e njerëzve të pushtetit për vizitën e shefit të CIA-s në Kosovës.

Ai ka vlerësuar se eksponentët e VV-së këtë po e bëjnë për disa qëllime.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo po bëhet për të maskuar konteksti gjeopolitik të vizitës dhe të deligjitimohen zërat opozitarë për tensionet në mes të Qeverisë dhe ShBA-së.

“Ka vazhduar me te madhe dehja publike e pushtetit per takimin e kryeministrit Kurti me Shefin e CIA-s, Ëilliam Berns. Qëllimi i këtij entuziazmi është që fillimisht te maskohet konteksti gjeopolitik i kesaj vizite dhe që te deligjitimohen zerat opozitare per tensionet ndermjet Qeverise se Kosovës dhe Admistrates Amerikane. Po ashtu, t'i behet e qarte edhe presidentes Vjosa Osmanit, se nuk është vetem ajo e preferuara e amerikanëve, por edhe kryeministri Kurti. Mjerisht, per shkak te naivtetit te opozites dhe Vjoses, ky interpretim fiton besim publik”, ka shkruar Kasolli.

Lajme të ngjashme