Kasolli: Biseda e Kusari-Lilës me Radojiçiqin “intime” politike - NACIONALE

Kasolli: Biseda e Kusari-Lilës me Radojiçiqin “intime” politike

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Njohësi i politiks Afrim Kasolli ka reaguar pas publikimit në Nacionale të bisedës së Kusari-Lilës me kryeterroistin serb Milan Radojiçiq.

Sipas Kasollit, biseda ndërmjet tyre është e natyrës “intime” politike, dhe jo një gjuhë e zbrazët që rrjedhe nga detyrimet kushtetuese.

E plotë:

Përgjimet e fundit të bëra nga Nacionale, dëshmojnë që Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, jo vetëm që paska komunikuar dhe biseduar me figurën kryesore politike të Listës Serbe, Milan Radojeqic-in, një person ky, në Listën Zezë të ShBA-ve, por biseda qenka zhvilluar me një gjuhë goxha "intime" politike. Këtë mënyrë të komunikimit e karakterizon një frymë "romantiko-politike" ndërmjet partnerëve qeverisës, e jo një gjuhë e zbrazët që rrjedh vetëm nga detyrimet kushtetuese në ndarjen e pushtetit si pasojë e prerogativave ligjore të planit te Ahtisarit.

Lajme të ngjashme