“Karrotë e ndërkombëtarëve për ta qetësuar Serbinë”: Tromp flet për krijimin e Gjykatës Speciale
Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës, Nevenka Tromp, ka folur për themelimin e Gjykatës Speciale.
Në një intervistë për Nacionalen, ajo ka thënë se Gjykata Speciale u krijua si ‘karrotë’ nga ndërkombëtarët, për ta qetësuar Serbinë dhe që kjo e fundit ta njihte Kosovën.
“Nga ana tjetër, kjo gjykatë nuk duhej të ishte krijuar fare. Konstelacionet politike në Evropë po ndryshonin që nga viti 2014, dhe në peizazhin e ri politik që prek aq shumë Ballkanin Perëndimor, Serbia, me qëndrimet e saj aktuale pro-ruse, nuk do të ishte marrë kurrë aq seriozisht tani sa ishte marrë midis 2010 dhe 2015, kur Gjykata Speciale u bë pazari i Serbisë në tryezën e dialogut të Brukselit. Kjo gjykatë ishte vetëm një nga pjesët e “karrotës” me të cilën Komuniteti Ndërkombëtar, i përfaqësuar në Kuint, u përpoq – përsëri – pa sukses të qetësonte Serbinë dhe ta bënte atë të njohë pavarësinë e Kosovës”, tha Tromp për Nacionalen.