"Karma is a...", punëtori i RTK-së ironizon me Festim Kabashin që sot u largua nga Televizioni Publik
Festim Kabashi sot ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Televizionit Publik.
Këtë e konfirmoi vet Kabashi përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", duke konfirmuar edhe arsyen pse e bëri një gjë të tillë.
Miq e bashkëpunëtorë i uruan suksese atij, kurse në vlugun e komenteve nuk mungoi as komenti i njërit prej punëtorëve aktualë.
Bëhet fjalë për Arsim Halitin. Ky i fundit, duke shfrytëzuar hapësirën për komente, i uroi rrugëtim të mbarë tashmë ish-drejtorit, ndërsa në fund fare vendosi shprehjen e famshme "Karma is a...", duke ia kujtuar atij të parit largimin e Halitit nga pozita e udhëheqësit të TV-Produksionit.
