Kardiokirurgu nga QKUK-ja: Ikja e mjekëve është emergjencë kombëtare - NACIONALE

Kardiokirurgu nga QKUK-ja: Ikja e mjekëve është emergjencë kombëtare

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Leonard Bytyqi, kardiolog nga QKUK-ja, ka thënë se është shqetësuese ikja e mjekëve nga Kosova.

Bytyqi potencoi se në repartin ku punon, ka mungesë të lartë të anesteziologëve, dhe që të njëjtit janë të ngarkuar me shumë punë.

“Puna e ikjes së mjekëve është bërë evidente dhe është si me thënë emergjencë kombëtare. Sa i përket mungesës së anesteziologëve, ikjes së tyre prej Kosovës sidomos prej repartit në Kardiokirurgji i kem nëse nuk gaboj 5 anesteziologë dhe të cilët janë të mbingarkuar me punë dhe me kushte dhe me orare të stërzgjatura, për shkak se kanë edhe salla të tjera”, tha Bytyqi në Klan Kosova.

Ai theksoi se normalisht duhej të ishin në punë mbi 8 anesteziologë.