Kapiteni i FSK-së shpallet “Distinguished Honor Graduate” në SHBA - NACIONALE

Kapiteni i FSK-së shpallet “Distinguished Honor Graduate” në SHBA

5 ditë më parë

nga NACIONALE

Kapiteni i FSK-së, E.V., ka përfunduar me sukses Kursin Kualifikues të Forcave Speciale të Ushtrisë Amerikane.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njoftoi se kapiteni u vlerësua me titullin prestigjioz “Distinguished Honor Graduate”.

Sipas Maqedoncit, kapiteni përfundoi më shumë se tetë muaj trajnim intensiv për “Green Berets”.

“Ky vlerësim ... është dëshmi e profesionalizmit, përgatitjes dhe lidershipit të pjesëtarëve tanë”, shkroi Maqedonci.

Ai tha se Kosova po investon në përgatitjen e pjesëtarëve në institucionet ushtarake të vendeve partnere.

“Po investojmë në njerëzit tanë, në dijen dhe përgatitjen e tyre”, shkroi Maqedonci, duke uruar kapitenin për arritjen.

Lajme të ngjashme