“Kapet” edhe administrata e Kuvendit, Haxhiu e bën u.d. të Sekretarit të Përgjithshëm shoqen e saj - NACIONALE

“Kapet” edhe administrata e Kuvendit, Haxhiu e bën u.d. të Sekretarit të Përgjithshëm shoqen e saj

1 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e ka vendosur njeriun e saj në krye të administratës së Kuvendit.

Me anë të një vendimi, të cilin e ka nënshkruar dje, ajo e ka emëruar Feride Podvoricën ushtruese të detyrës së Sekretares së Përgjithshme të Kuvendit të Kosovës.

Podvorica njihet se person shumë i afërt me Haxhiun.

Paraprakisht, ajo kishte punuar për kohë të gjatë me Albulena Haxhiun në Ministria e Drejtësisë.

Derisa ky dikaster drejtohej nga Albulena Haxhiu, Podvorica në këtë ministri kishte ushtruar pozita të rëndësishme.

Fillimisht kishte ushtruar detyrën e zëvendësdrejtoreshës dhe më pas të ushtrueses së detyrës së Drejtoreshës së Departamentit Ligjor.

Lajme të ngjashme