Kapen duke shkëmbyer marihuanë, policia arreston tre persona në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Prizren.
Sipas komunikatës së policisë, arrestimi është bërë pas një operacioni në kuadër të planit “Sezoni Veror 2025”.
Policia ka treguar se të dyshuarit janë kapur në flagrancë gjatë shkëmbimit të një sasie të substancës narkotike.
“Me datën 16.07.2025 Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Prizren, gjatë punës operative në terren, në kuadër të planit operativ ‘Sezoni veror 2025’, kanë vërejtur një veturë të dyshuar në të cilën ndodheshin dy persona të dyshuar, nga e cila njëri prej tyre i ka dhënë një sasi substancë narkotike të dyshuarit të tretë i cili ndodhej në një veturë tjetër anash. Pas këtyre veprimeve hetuesit policorë kanë arrestuar tre të dyshuarit nga të cilët dy të dyshuarit me veturën e parë paraprakisht kishin tentuar të ikin nga vendi i ngjarjes, me ç’rast kanë goditur dy vetura të parkuara ku kanë shkaktuar aksident me dëme materiale”, është thënë në komunikatën e policisë.