Kapen 10 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë, konfiskohet 25% e shumës - NACIONALE

Kapen 10 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë, konfiskohet 25% e shumës

2 orë më parë

nga NACIONALE

Gjatë kontrolleve në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mjete monetare mbi kufirin ligjor prej 10,000 euro, të cilat nuk ishin deklaruar nga drejtuesi i një automjeti me targa vendore në hyrje të Republikës së Kosovës.

Pas kontrollit të kryer bazuar në analizën e rrezikut, Dogana ka konfiskuar 25% të shumës së padeklaruar, ndërsa për pjesën tjetër është kërkuar dokumentacion që dëshmon origjinën e ligjshme të mjeteve.

Automjeti ka ngjallur dyshime tek zyrtari doganor për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilën është paraqitur në pikën kufitare. Gjatë intervistimit fillestar, drejtuesi i automjetit ka deklaruar se nuk posedonte mallra apo mjete monetare që i nënshtroheshin deklarimit.

Bazuar në analizën e rrezikut, zyrtarët doganorë kanë kryer një kontroll të detajuar të automjetit, me ç'rast janë gjetur mjete monetare në vlerë që tejkalon kufirin ligjor prej 10,000 euro, të cilat nuk ishin deklaruar pranë autoriteteve doganore.

Në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës për parandalimin e pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe me dispozitat që rregullojnë deklarimin e mjeteve monetare në kufi, Dogana e Kosovës ka ndërmarrë masat ligjore përkatëse. Me këtë rast është konfiskuar 25% e shumës së mjeteve monetare të padeklaruara, ndërsa për pjesën tjetër është kërkuar dokumentacioni dhe dëshmitë që vërtetojnë origjinën e ligjshme të mjeteve”, thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme