Kaos total në Prishtinë, kolona të gjata pas bllokimit të disa rrugëve nga Policia - NACIONALE

Kaos total në Prishtinë, kolona të gjata pas bllokimit të disa rrugëve nga Policia

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kolona të gjata janë parë në Prishtinë mëngjesin e sotëm.

Bllokadë totale e veturave është vërejtur që nga pjesa që njihet si Newborni deri tek Llesna në kryeqytet.

Arsye për këtë po del se është bllokimi i rrugës “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Rruga është bllokuar me rastin e ceremonisë së kujtimit të policëve të rënë në detyrë, raporton Nacionale.

Gazeta ka siguruar disa fotografi ku shihen kolonat kilometërshe.

Kjo ka nervozuar edhe shoferët të cilët në vazhdimësi i kanë rënë burive.

PAMJET:

Lajme të ngjashme