Kanosje me armë zjarri e thikë, gjashtë raste të dhunës ndaj grave në 24 orët e fundit
Policia e Kosovës e ka dërguar raportin 24-orësh.
Në këtë raport janë evidentuar edhe 6 raste të dhunës në familje, ku viktima kanë qenë gratë. Gratë janë përballur me kanosje me thikë e armë dhe dhunë fizike e psiqike në gjashtë raste të ndryshme.
- “Fushë Kosovë 08.01.2024 – 02:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Rasti është duke u hetuar.” – shkruhet aty
- “Fushë Kosovë 07.01.2024 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.” – shkruhet në raport.
- “Prishtinë 08.01.2024 – 12:30. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht dhe kanosur me thikë nga i dyshuari kosovar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti nën hetime.” – shkruhet në raport.
- “Prishtinë 08.01.2024 – 22:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.” – shkruhet në raport.
- “Obiliq 08.01.2024 – 22:00.Viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se kishte pasur mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar, të njëjtës i është ofruar tretman mjekësor dhe e njëjta është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari i lartcekur nuk është hasur në shtëpi. Në cilësinë e të dyshuarve lidhur me rastin janë intervistuar edhe dy persona tjerë të dyshuar dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt.” – shkruhet në raport.
- “Obiliq 08.01.2023 – 22:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është kanosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me 27 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.” – shkruhet në raport.
Ndërsa një grua është raportuar nga një burrë se ajo ka dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e saj.