Kanosi një person, arrestohet një burrë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë.
Ai dyshohet se ka kanosur një person, ndërsa është dërguar në mbajtje.
“KANOSJE Prishtinë / 18.12.2024 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për kryerjen e veprës së lartcekur ndaj një personi. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.