Kandiq kritikon Serbinë: Është e papranueshme refuzimi i Rezolutës për Srebrenicën - NACIONALE

Kandiq kritikon Serbinë: Është e papranueshme refuzimi i Rezolutës për Srebrenicën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka kritikuar Serbinë për përpjekjen e saj lobuese kundër rezolutës së OKB-së për njohjen e gjenocidit në Srebrenicë.

Kandiq ka vlerësuar se nga një pikëpamje qytetrimore një gjë e tillë është e papranueshme.

“Është e papranueshme nga pikëpamja qytetrimore që të refuzohet rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë në 1995, sepse disa gjenerata të reja nuk do ta falin Serbinë e sotme, së cilës i mungon forca për t'u distancuar nga e kaluara në të cilën nuk ka vepra të mira të veta” – shkroi ajo në "X".

Lajme të ngjashme