Kandidatja për deputete e PDK-së lavdëron Lladrovcin: Gjashtë herë me performancën më të mirë në Kosovë
Kandidatja e PDK-së për deputete, Aurora Berisha, ka takuar kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Ajo e ka lavdëruar Lladrovcin si kryetar me performancën më të mirë për gjashtë herë në Kosovë.
"Kryetari Ramiz Lladrovci, gjashtë herë me performancën më të mirë në Kosovë, është shembull i punës, përgjegjësisë dhe transparencës. Këto vlera, jam shumë e krenare që kam pasur mundësinë t’i shoh dhe mësoj nga afër gjatë punës me të. Me këto principe si shtylla të shërbimit publik - edhe Kosova mundet ma mirë!" - ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.
Kujtojmë se kandidatja Aurora Berisha është pjesë e listës së deputetëve të PDK-së dhe në zgjedhjet e 9 shkurtit garon me numrin 68.