Kandidatja e PDK-së për deputete zotohet të jetë “zë i Obliqit”
Kandidatja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Aurora Berisha, ka qëndruar në Obiliq ku u zotua të jetë “zë” i kësaj Komune dhe halleve që përshkojnë atë vend.
“Vitin e ri e fillova me një takim të ngrohtë në familjen Prenku në Obiliq. Kjo komunë është zemra e energjisë së Kosovës, por, për fat të keq, shumë prej tyre jetojnë në errësirë e në sëmundje. Kjo jo për shkak të mungesës së rrymës, por për shkak të mungesës së kujdesit dhe përkushtimit nga ata që kanë pasur pushtetin këtu për një dekadë”, tha ajo.
“Qytetarët e Obiliqit meritojnë më shumë. U zotova se do të jem zë edhe i Obiliqit në Kuvendin e Kosovës. Kosova mundet ma mirë!”, përfundoi ajo.