Kandidati “modest” sërish do të jetë kandidat i Nismës për kryetar të Podujevës - NACIONALE

Kandidati “modest” sërish do të jetë kandidat i Nismës për kryetar të Podujevës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Xhemajl Hasani, i njohur si kandidati “modest”, sërish do të jetë kandidat i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Komunës së Podujevës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hasani.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka falënderuar subjektin e Fatmir Limajt për besimin e dhënë.

Sipas tij, Podujeva ka nevojë për një qeverisje më të mirë.

“Kam kënaqësinë dhe nderin t’ju njoftoj se në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të jem kandidat për Kryetar të Komunës së Podujevës. Falënderoj nga zemra të gjitha strukturat e Nismës Socialdemokrate për përkrahjen e tyre, në veçanti kryetarin Fatmir Limaj për besimin dhe mbështetjen e dhënë. Podujevës i duhet një qeverisje e mirë, transparente, energjike dhe me duar të pastra. Për katër vite me radhë, kam qenë zëri i qytetarëve dhe opozita e vetme në këtë komunë, zë që nuk ka heshtur asnjëherë për të vërtetën dhe për interesin e qytetarëve. Tani, kërkoj dhe pres besimin tuaj më 12 tetor, që së bashku ta korrim fitoren që nga raundi i parë dhe të sjellim ndryshimin që e meriton Podujeva”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme