Kandidati i VMRO-DPMNE-së kryeson në Kërçovë - NACIONALE

Kandidati i VMRO-DPMNE-së kryeson në Kërçovë

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati i VMRO-DPMNE-së për Komunën e Kërçovës, Aleksandar Jovanovski, po prin bindshëm ndaj kandidatit të BDI-së, Fatmir Dehari, sipas të dhënave të fundit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), me 75,63% të vendvotimeve të përpunuara.

Sipas rezultateve paraprake, Jovanovski ka siguruar 8.784 vota ose 48,52%, ndërsa Dehari ka marrë 3.667 vota (20,26%). Në vendin e tretë renditet kandidati i koalicionit VLEN, Fatmir Limani, me 2.833 vota.

Lajme të ngjashme