Kandidatët e PDK-së për deputetë nderojnë “Tigrat e Zi”, Berisha: Drenica gjithmonë ka qenë e gatshme për Kosovën.
Kandidatët e PDK-së për deputetë nga Drenica kanë nderuar Brigadën 111 “Adem Jashari”, pjesëtarët e së cilës kanë qenë të njohur si “Tigrat e Zi”.
Në takimin që është organizuar për të nderuar këtë brigadë të lavdishme të UÇK-së, ka marrë pjesë edhe kandidatja Aurora Berisha, e cila në listën e PDK-së e mban numrin 68.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Drenica gjithmonë ka qenë e gatshme për Kosovën.
“Drenica për Kosovën. Me Jakup Nurën, Xhevahir Gecin, Mërgim Lushtakun, Sala Jasharin, Bekim Haxhiun, Ariana Musliun, Altin Krasniqin, Fadil Demakun e Bashkim Mustafën, në nderim të Brigadës 111 “Adem Jashari” Tigrat e Zi. Në luftë e në paqe, gjithmonë të gatshëm për Kosovën”, ka shkruar Berisha.