Kancelari i Gjermanisë i kërkon Netanyahut ta ndalojë luftën në Liban: Filloni bisedimet për paqe - NACIONALE

Kancelari i Gjermanisë i kërkon Netanyahut ta ndalojë luftën në Liban: Filloni bisedimet për paqe

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Kancelari gjerman Friedrich Merz i kërkoi të hënën kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të urdhërojë ndërprerjen e luftimeve në Libanin jugor dhe të fillojë negociata të drejtpërdrejta paqeje me qeverinë libaneze, tha zëdhënësi i tij.

Gjatë një bisede telefonike me Netanyahun, Merz shprehu gjithashtu “shqetësimin e tij të thellë” për situatën në territoret e pushtuara palestineze dhe theksoi se “nuk duhet të ketë asnjë aneksim de facto të pjesëve të Bregut Perëndimor”, sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane.

Lajme të ngjashme