Kanadaja pajtohet që t’i bashkohet nismës së BE-së për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes - NACIONALE

Kanadaja pajtohet që t’i bashkohet nismës së BE-së për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Kanadaja ka arritur marrëveshje për t’u bërë pjesë e nismës së Bashkimit Evropian, Veprimi i Sigurisë për Evropën (SAFE), me të cilën kompanive kanadeze të mbrojtjes do t’u jepet qasje e zgjeruar në tregun evropian, tha të hënën zyra e kryeministrit kanadez, Mark Carney.

“Pjesëmarrja e Kanadasë në SAFE do të përmbushë boshllëqe kyçe të kapaciteteve, do t’i zgjerojë tregjet për furnizuesit kanadezë dhe do të tërheqë investime evropiane të mbrojtjes në Kanada” – tha Carney në një deklaratë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

SAFE – fond i riarmatosjes me vlerë të 150 miliardë eurove dhe i njoftuar më herët këtë vit – është pjesë e një nisme të madhe për ta bërë Bashkimin Evropian të gatshëm që ta mbrojë veten deri në vitin 2030, në kohën e frikës për një sulm rus dhe dyshimeve rreth mbrojtjes nga Shtetet e Bashkuara.

Lajme të ngjashme