Kamioni godet për vdekje një grua në Fushë-Kosovë - NACIONALE

Kamioni godet për vdekje një grua në Fushë-Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një grua në Fushë Kosovë ka vdekur pasi është goditur nga një kamion në rrugën “Hajrullah Zymi”.

Kjo është konfirmuar për Nacionalen nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën "Hajrullah Zymi" në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet në lëvizje (kamion).” – tha ajo.

Tutje Ahmeti ka bërë të ditur se këmbësorja nuk ka arritur t’u përballojë plagëve, derisa ngasësi i automjetit është shoqëruar për në stacion policor.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë . Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi automjetit është shoqëruar në stacion policor.” – ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme