Kamberi: Pengimi i vizitës së Çekut në Preshevë, përprjekje e Serbisë për izolim të shqiptarëve në Luginë - NACIONALE

Kamberi: Pengimi i vizitës së Çekut në Preshevë, përprjekje e Serbisë për izolim të shqiptarëve në Luginë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar në lidhje me refuzimin e vizitës së ministrit Hajrullah Çeku në Luginë. Sipas tij refuzimi i vizitës së ministrit të Kulturës Hajrulla Ceku në Preshevë nga autoritet serbe është përpjekja e radhës për të izoluar shqiptarët e Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës.


E plotë:

Pengimi i vizitës së Ministrit Hajrulla Çeku në Preshevë nga autoritetet serbe, përpjekje e radhës për të izoluar shqiptarët e Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës.

Kur edhe shkëmbimi kulturor i pengon dëshmia më e mirë e karakterit autoritar, diskriminues e antishqiptarë i pushtetit të Vuçiqit.

Tentativat me na izolu dhe pengesat artificiale nuk mund ta zhbëjnë lidhjen tonë historike, kulturore dhe njerëzore me Kosovën.

Lajme të ngjashme