Kamberi: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi i papranueshëm, duhet të refuzohet nga shqiptarët
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka cilësuar si të papranueshëm paralajmërimin e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, për shërbim të detyrueshëm ushtarak.
Ai ka bërë me dije se shqiptarët e Luginës duhet të refuzohet një gjë të tillë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kamberi ka shkruar se Serbi nuk është e rrezikuar nga asnjë shtet fqinj.
“Paralajmërimet për shërbim të detyrueshëm ushtarak në Serbi, edhe pse levizje strategjike marketingu nga Presidenti Aleksandar Vuçiq është I papranueshëm dhe duhet të refuzohet nga shqiptarët e Luginës së Preshevës. Serbia, sot nuk është e kërcënuar nga asnjë prej vendeve fqinje, madje përkundrazi, rasti i 24 shtatorit vitit të kaluar në Banjskë ka treguar për cenimin e integritetit të vendeve fqinje dhe kush synon agresorin. Rajoni ka nevojë për paqe dhe progres, ndryshe vendimet e këtilla luftënxitëse vetëm sa na rikthejnë në vitet e 90-ta”, ka shkruar Kamberi.