Kamberi: Lëvizja e lirë e qytetarëve të Republikës së Kosovës po merr kuptim - NACIONALE

Kamberi: Lëvizja e lirë e qytetarëve të Republikës së Kosovës po merr kuptim

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka përshëndetur zbatimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për njohjen e dokumentacionit.

Kamberi ka thënë se lëvizja e lirë e qytetarëve të Republikës së Kosovës po merr kuptim dhe marrëveshje të tilla janë të mirëpritura nga qytetarë të Luginës së Preshevës.

“Përshëndes marrëveshjen e arritur me ndërmjetësimin e BE-së e përfshirjen e drejtëpërdrejt të SHBA-ve. Lëvizja e lirë, sidomos e qytetarëve të Republikës së Kosovës, po merr kuptim. Marrëveshjet si këto janë të mirëseardhura edhe për qytetarët e Luginës së Preshevës.” – shkroi Kamberi në Facebook.

Lajme të ngjashme