Kamberi: Koordinimi me Kosovën e Shqipërinë rruga e vetme mbrojtëse e interesave shqiptare në Luginë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim përfaqësuesit politikë nga Lugina e Preshevës.
Deputeti shqiptar Shaip Kamberi deklaroi se “koordinimi i politikës shqiptare në Luginën e Preshevës me institucionet e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë është e vetmja mundësi për ruajtjen e interesave shqiptare në Luginë”.
“Në takim me Presidenten e Republikës së Kosovës, SH.S. Vjosa Osmani, biseduam per procesin e regjistrimit të popullsisë, diskriminimin dhe domosdoshmërinë e përfshirjes së Luginës së Preshevës ne bisedimet me Serbisë. Koordinimi i politikës shqiptare në Luginë të Preshevës me institucionet e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë është rruga e vetme e mbrojtjes së interesave shqiptare në Luginë.” – shkroi Kamberi në Facebook.