Kam ardhur në një klub epik - NACIONALE

Kam ardhur në një klub epik

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Franck Kessie është prezantuar sot si lojtari më i ri i Barcelonës, të cilin e vlerësoi si klub epik në fjalimin e tij.

Mesfushori i Bregut të Fildishtë iu bashkua Barçës si lojtar i lirë, pasi marrëveshja me Milanin i mbaroi muajin e kaluar.

“Kam ardhur në një klub epik dhe dua të tregoj se çfarë mund të bëj. Mezi pres t’i takoj bashkëlojtarët e mi dhe t’i nis stërvitjet me ta”, tha Kessie gjatë prezantimit.

Ai ka nënshkruar kontratë me kohëzgjatje deri më 30 qershor 2026 me katalonasit, me një klauzolë lirimi prej 500 milionë eurove.

Kessie shtoi: “Jam në dispozicion të trajnerit. Do të përpiqem të punoj për të luajtur në çdo pozitë që më kërkon trajneri.”

Lajme të ngjashme