Kalon më në fund buxheti për Komunën e Gjilanit - NACIONALE

Kalon më në fund buxheti për Komunën e Gjilanit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pas shtatë muajsh më në fund ka kaluar buxheti komunal i Komunës së Gjilanit

RTK raportoi se buxheti u votua me 33 vota për dhe asnjë kundër.

Totali i kufijve buxhetorë për buxhetin e vitit 2025 është 39.897.577 euro. Për të tjerat, nga granti i përgjithshëm kemi rreth mbi 14.5 milionë euro, granti për shëndetësi 4.3 milionë euro, granti për arsim 14.4 milionë euro (…)

(…) të hyrat vetanake 6.1 milionë euro, për paga dhe mëditje do të shpenzohen 20.6 milionë euro, në mallra dhe shërbime 7.7 milionë euro, në shpenzime komunale 628 mijë, në subvencione 1.9 milionë euro dhe shpenzime kapitale rreth 8.8 milionë euro”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

Lajme të ngjashme