Kallet lokali në një shtëpi në Nerodime të Poshtme në Ferizaj
Një lokal është kapluar nga flakët në Nerodime të Poshtme të Ferizajt.
Një lexues i gazetës Nacionale ka dërguar një video, në të cilën shihen flakët e zjarrit që ka kapluar një lokal në një shtëpi të fshatit Nerodime.
Siç tregon qytetari në fjalë, zjarri është ndezur sot në orën 9:30, teksa në video shihen disa qytetarë.
Sipas dëshmitarëve, zjarrëfikësit kanë ardhur për të intervenuar.
Nacionale është duke tentuar të marrë një prononcim për këtë çështje nga kanalet zyrtare.