Kajtazi: Mu kujtu si Kurti e ndalte fjalimin kur thirrej ezani, në Ramazan e cakërron gotën e rakisë
Analisti Vehbi Kajtazi ka komentuar paraqitjen e sotshme të kryeministrit Albin Kurti në Gllogjan. Atje Kurti mori pjesë për nderë të 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
“Kurdo qe Kurti i përkulet një oponenti politik, dine qe është ne zor te madh. Përkulja para Ramushit është përulje për shpëtim,:- ka shkruar Kajtazi.
Tutje ai ka komentuar poashtu edhe veprimin e Kurtit i cili ngreu dolli me Haradinajn.
“Ndërkohë mu kujtua se si Kurti ndalte fjalimin kur thirrej ezani, ndërsa sot ne ditën e dyte te Ramazanit cakërron gotën e rakisë. Gëzuar Luan,”- ka përfunduar Vehbi Kajtazi.