Kajtazi: Për policët edhe paga e 13-të është pak, e jo me iu heq edhe paga e 12-të
Gazetari dhe analisti, Vehbi Kajtazi ka thënë se dje shumica e zyrtarëve policor kanë marrë pagat me ligjin e ri.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se pagat e tyre ishin më të ulëta sesa në muajin janar. Sipas tij, nëse një polici i hiqen 30 deri në 50 euro nga paga mujore, atëherë atij i bije të ketë një pagë më të ulët vjetore.
“Për policët edhe paga e 13-të është pak, e jo me iu heq paga e 12-të. Kjo vjen si rezultat i heqjes së shtesave, përfshirë asaj të rrezikshmërisë në punë. Ndoshta Kurti e ka mirë qe ua ka heq shtesën e rrezikshmërisë, sepse tash nuk po i lëndon e gjakos kush me gurë e tulla si në të kaluarën kur ishte ai në opozitë”, ka shkruar Kajtazi.
