Kajtazi: Osmani po e mban në krye të Prokurorisë asistentin e gjyqtares Marinkoviq, refuzon dekretimin e Isufajt - NACIONALE

Kajtazi: Osmani po e mban në krye të Prokurorisë asistentin e gjyqtares Marinkoviq, refuzon dekretimin e Isufajt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Vehbi Kajtazi ka reaguar pasi që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk është duke e dekretuar kryeprokurorin e Shtetit, Blerim Isufaj.

Kajtazi përmes një postimi në Facebook ka thënë se Osmani preferon që në krye të prokurorisë ta mbajë asistentin e gjyqtares famëkeqe, Danica Marinkoviq.

Dhe sipas tij, Osmani refuzon që ta dekretojë një ushtarë të betejës së lavdishme të Koshares.

Tutje Kajtazi ka thënë Marinkoviq ka qenë gjyqtare hetuese në rastin e masakrës së Reçakut dhe të arrestimit të “shefit së presidentes”, Albin Kurti.

Postimi i plotë:

Per me shume se nje vit, presidentja Vjosa Osmani nuk po e dekreton kryeprokurorin e Shtetit, Blerim Isufajn.

Vec paranendojeni se çfare presidentje kemi: Preferon qe ne krye te Prokurorise ta mbaje asistentin e gjyqtares famekeqe, Danica Marinkoviq dhe refuzon ta dekretoje nje ushtar te betejes se lavdishme te Koshares.

Per dijenine e Vjosa Osmanit, Danica Marinkoviq ka qene gjyqtare hetuese ne rastin e masakres se Raçkut dhe te arrestimit te shefit te presidentes, Albin Kurti.

Vjosa, ktheje edhe Danicen aman dhe plotesoje mozaikun!

Lajme të ngjashme