Kajtazi: Mos e gjykoni Fitore Pacollin, por Haradinajn që u shkarravitë për kauza të rrejshme të VV-së
Vehbi Kajtazi, analist, ka reaguar pas gjuhës së përdorur nga ana e Fitore Pacollit, deputet e VV-së, e cila e përqeshi të folmen e Ramush Haradinajt, kryetar i AAK-së.
Për dallim prej të tjerëve, Kajtazi ka shkruar se Pacolli nuk duhet gjykuar, por duhet gjykuar Haradinaj.
Ai ka shkruar se Haradinaj duhet të gjykohet që “është shkarravitë për kauza të rrejshme të Vetëvendosjes, të cilat e kanë sjell në pushtet Fitore Pacollin”.