Kajtazi me pretendim: Policët në Banjskë nuk kanë pasur urdhër politik, kanë pritur disa orë - NACIONALE

Kajtazi me pretendim: Policët në Banjskë nuk kanë pasur urdhër politik, kanë pritur disa orë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Vehbi Kajtazi, analist i përhershëm në “Rubikon”, ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin e mbrëmshëm.

Në analizën e tij, Kajtazi bëri një pretendim në lidhje me Banjskën.

Sipas Kajtazi, policiët e njësive speciale kanë pritur urdhër politik për aksion disa orë. E kur nuk erdhi urdhri, sipas Kajtazit, policët vepruan pa urdhër politik.

“Për ata që nuk e dinë, që ka me qenë tepër, tepër problematike kurdo që dalin dëshmitë, policia jonë ka mbetur pa urdhër veprimi në Banjskë. Kanë pritur urdhër politik çka me ndërmarrë dhe njësitë speciale, po iu flas për diçka publikisht, që është e zeza mbi të bardhën, kanë marrë vendim “djem, nuk kemi urdhër”, t’u prit ende, “nalni telefonat”, ka ndodhur aksioni”. Policët tanë të njesive special kanë mbetur disa orë në Banjskë pa urdhër çka me vepru” – tha Kajtazi.

Lajme të ngjashme