Kajtazi, Kusari-Lilës: Kallëzimi i rrejshëm penal është vepër penale
Gazetari Vehbi Kajtazi i ka reaguar shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka thënë se ka dorëzuar kallëzim penal ndaj audio-incizuar e publikua dje.
Ai ia ka rikujtuar deputetes së VV-së se kallëzimi penal është vepër penale.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kajtazi ka shkruar se mezi pret që të takohet me te në gjykatë.
“Zonja Mimoza Kusari tha qe ka dorezu kallzim penal ne Polici per montazh te bisedes telefonike me terroristin Radojeçiq. Shume mire ka bere. Vetem se duhet ta dije qe kallzimi i rrejshem penal eshte veper penale. Prandaj, mezi pres te takohem me te ne gjykate. Respekte!”, ka shkruar Kajtazi.