Kajtazi: Krejt kryeministrat kanë bërë diçka mirë për vendin, vetëm Kurti ka bërë vetëm keq - NACIONALE

Kajtazi: Krejt kryeministrat kanë bërë diçka mirë për vendin, vetëm Kurti ka bërë vetëm keq

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti dhe gazetari, Vehbi Kajtazi ka komentuar tubimin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të mbajtura sot për hapjen e fushatës zgjedhore.

Kajtazi ka thënë se nga ajo se çfarë u pa sot PDK dhe LDK treguar se po rikthehen për të mirën e këtij vendi.

Duke përmendur ato se cfarë kanë ndodhur gjatë qeverisëses së Albin Kurtit, Kajtazi ka thënë se duhet angazhuar për ta ndëshkuar me votë, sepse është njeriu më i dëmshëm që ka udhëhequr Kosovën.

Sot PDK dhe LDK treguan se po rikthehen per te miren e ketij vendi.

Per Kosoven qe kryeministri nuk e saboton drejtesine.

Per Kosoven qe kryeministri nuk udheheq nje bande qe vjedh buke e zejtin.

Per Kosoven qe kryeministri nuk udheheq mafine energjetike.

Per te miren e Kosoves dhe tonen qe kryeministri punon per mireqenie e jo per fukarallak.

Prandaj, angazhohuni te gjithe qe kete njeri ta ndeshkoni me vote sepse eshte njeriu me i demshem qe ka udhehequr Kosoven.

Te gjithë kryeministrat kane bere diçka mire per vendin, pos Albin Kurtit qe ka bere vetem keq.” – ka shkruar Kurtit.

Ai tutje ka përmendur takimin e Kurtit që ka bërë sot me nënën Ferdonije në Gjakovë, duke thënë se u mundua ta mashtrojë serish.

Veç shiheni se si sot u mundua ta mashtroje serish nanen Ferdonie. Ta manipuloje dhembjen e saj.

Per kater vjet ai nuk beri asgje per te pagjeturit.

Perkundrazi, beri marreveshjet me te demshme per vendin - u pajtua me Vuçiqin qe serbet te kene autonomi territoriale dhe politike.

Dashnine per kete vend e deshmone duke e ndeshku kete njeri. Patriotizmin deshmone duke u rreshtu me ata qe kane bere dicka per kete vend, e jo me ata qe i kane bere vetem deme.” – ka shkruar Kajtazi.

Ai tutje ka thënë se partia në pushtet ka vjedh bukën dhe është marrë vesh me terroristin Milan Radojiçiqin që vetërnaët e luftës mos të përfitojnë nga paga minimale.

Mos harroni, se partia ne pushtet e ka vjedh buken. Eshte marre vesh me terroristin Milan Radojeçiq qe veteranet e luftes mos te perfitojne nga paga minimale. Jam i bindur se Albin Kurtin e pret burgu. Jo me per shkarravitje neper sheshe te Prishtines, por per korrupsion.” – ka përfunduar Kajtazi.

Lajme të ngjashme